Gattuso takon drejtuesit e Milan, flasin për të ardhmen e tij!
Trajneri i Milan Gennaro Gattuso pas ndeshjes me SPAL është takuar me drejtuesit e klubit, raportojnë mediat italiane.
Thuhet që në takim është folur për të ardhmen dhe pozicionin e italianit për momentin, transmeton Indeksonline.
Drejtuesit i kanë thënë që ende besojnë tek ai dhe se shkarkimi i tij nuk është opsion.
Milan këtë sezon është duke kaluar në formë jo të mirë, sidomos muaji dhjetor ka qenë plot me rezultate dëshpëruese./Indeksonline/