75 Mall Live Search
11:52 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gatusso i bën “vjedhjen” e parë Milanit

Rodriguezi gjithnjë e më larg Milanit. Pasi që humbi vendin e një titullari në formacionin e Piolit, Rodriguezi tashmë shihet si një nga largimet e mundshme të Milanit këtë afat kalimtar të janarit.

Sipas raportimeve që shkruajnë mediat italiane, zvicerani është duke u kërkuar me ngulm nga ish-trajneri i tij, tashmë trajneri i skuadrës së Napolit, Gennaro Gattuso.

Kujtojmë se Rodriguezi ishte një ndër lojtarët më të pëlqyer të tij në Milan, ndërsa Gattuso nuk e nisi mirë aventurën e tij të re te Napoli, pasi pësoi humbje që në ndeshjen e parë ndaj Parmës në minutat e fundit të ndeshjes.