08:26 / E Diele, 09 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gatusso pas ndeshjes me Barcelonën: Jam i zhgënjyer me lojtarët e mi, ata janë më të fortë se kaq

Tekniku i Napolit, Gatusso është ndje i zhgënjyer me lojtarët e tij pas ndeshjes me Barcelonën mbrëmë.

Skuadra  e teknikut italian u mposhtë me rezultatin finale në 3:1, në takimin e fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline

Kështu, pas ndeshjes foli edhe Gatusso ku tha se u ndje i zhgënjyer me lojtarët e tij, pasi sipas teknikut ata janë më të fortë se kaq.

“Unë jam shumë i zhgënjyer, u zhdukëm për gjysmë ore dhe pranuam gola të pabesueshme. Unë jam i inatosur se pse i pranuam këta gola.

“Ne nuk kishim qëndrueshmëri të mjaftueshme, edhe pse filluam mirë dhe mund të kishim shënuar në fillim të ndeshjes. Lojtarët e mi janë të fortë, por për tu bërë edhe më të mirë ata duhet të përmirësohen në qëndrimin e tyre. Unë jam i zhgënjyer, besoj se mund të kishim bërë më mirë”, u shpreh Gatusso.