75 Mall Live Search
13:55 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gatusso “selam” Barcelonës: Respekt po, frikë jo!

Gennaro Gatusso ka thënë se nuk i është frikësuar aspak shortit të Ligës së Kampionëve që e ka vënë Napolin e tij përballë Barcelonës.

Pas humbjes në debutim ndaj Parmës, Gatusso është i bindur se skuadra e tij do të këndellet dhe më pas do të jetë në formë ndaj Barcelonës.

“Barcelona është ekip i shkëlqyershëm. Ndaj tyre do të jetë sfidë e madhe. Kemi respekt për ta, por aspak frikë. Mendoj se do t’i përballojmë në dy ndeshjet dhe do jetë një garë interesante se kush do të kalojë më tej”, ka thënë Gatusso./Indeksonline/