Gavi, i pari që del publikisht në përkrahje të Ter Stegenit si kapiten

Çështja e shiritit të kapitenit të Barcelonës ka qenë në qendër të lajmeve të Barçës ditët e fundit.
Mundësia që Ter Stegen të mbetet pa shiritin e kapitenit, për shkak të polemikave rreth kohës së tij jashtë fushe pas operacionit, e ka vënë debatin në qendër të vëmendjes.
Gavi është i pari që i ka dalë në mbrojtje kapitenit, duke “rrezikuar” paksa.
“Kam ëndrrën të mbaj shiritin e kapitenit të Barçës. Do ta doja shumë, është diçka për të cilën mendon çdo lojtar i Barçës. Ter Stegen ka pasur një dëmtim shumë të vështirë, por ai është një legjendë e klubit dhe ne duhet ta respektojmë atë. Marc është kapiteni i parë i ekipit dhe në fund të fundit, votojnë lojtarët. Ai është një legjendë e klubit dhe ne duhet ta respektojmë. Kur të kthehet nga lëndimi, do ta shohim dhe trajneri do të vendosë”, tha ai./Indeksonline/