Gavi shpallet lojtari më i mirë

Barcelona ka mposhtur Real Madridin me rezultat 3-1 dhe ka fituar Superkupën e Spanjës.
Përveç titullit, talenti i Barcës, Gavi u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.
Ai shënoi një gol dhe dha dy asiste në këtë sfidë.
Gavi bashkë me Pedrin po cilësohen si e ardhmja e klubit të Barcelonës. /IndeksOnline/