12:12 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Gaxherri arsyeton vendimet e ish-Qeverisë së Kurtit: Kanë qenë standarde ndërkombëtare

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, në seancën e sotme plenare ku po diskutohet për situatën me pandeminë COVID-19 ka arsyetuar disa prej vendimeve të ish-Qeverisë së Kurtit.

Ajo, masat restriktive për virusin korona dhe lirimin e tyre që kanë ndodhur gjatë qeverisjes paraprake, i konsideron si standarde ndërkombëtare që janë marrë nga çdo shtet.

“Situata është shumë serioze, është alarmante. Gjendja e kohës së masave të shtrënguara në ish-Qeverinë dhe lirimi i tyre që është bërë me 1 qershor ka ndryshuar shumë. Por këto janë standardet ndërkombëtare. As ish-Qeveria si ka marrë masat shtrënguese, ndonëse ishte jo kushtetuese vetëm si Kosovë për i kishte tërë bota ato. E as lirimit të këtyre masave që i kanë bërë, pasi i patën bërë të gati të gjitha shtetet e tjera. Për këtë jemi para kësaj situate”, tha ajo.