75 Mall Live Search
13:17 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Gaxherri-Bajqinovcit: Ju jeni të mjerë linçimi e sulmet janë arma juaj e vetme, mos u merr me familjen time!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri ka replikuar pas deklarimit të deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci i cili tha se djali i saj është punësuar në Agjencinë e Aviacionit.

Gaxheri tha se deputeti s’ka të drejtë të merret me familjen e saj dhe të askujt tjetër, duke iu drejtuar si i mjerë.

“Ju jeni të mjerë, ju sulmoni familjen e të gjithëve, linçimi dhe sulmet e gënjeshtrat janë të juajat, kjo është arma e juaj unë jam këtu të jap përgjegjësi për emrin tim, e ti me fjalin tim shko merru në Gjykatë nëse ke diçka kundër, është e ulët me u marr me familjen tënde, unë s’merrna me familjen tënde. Ti a ke familje, ti e di që ki familje po unë s’merrem me familjen tënde, as t’i s’ke të drejtë as me ma ndrru mbiemrin tim me më quajt “koti” as që kamë spekulu merru me ata që kanë shfrytëzu fonde, ata kanë padi ata kanë aktakuza”, tha Gaxherri, shkruan Indeksonline.

Tutej ajo shtoi se s’ka dhe s’do të ketë kurrë aktakuzë.

“Unë s’kam dhe s’kam pas e s’do të kem…pra për 20 vjet”, tha Gaxherri./Indeksonline/