75 Mall Live Search
14:55 / E Hënë, 18 Mars 2024 / S Z

Gaza: 31 mijë e 726 të vrarë, 73 mijë e 792 të plagosur

Të paktën 31 mijë  e 726 palestinezë janë vrarë dhe 73 mijë e 792 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, thotë Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Një numër viktimash janë ende të bllokuar nën rrënoja, ku ekipet e shpëtimit nuk janë në gjendje t’i arrijnë ato, shtoi ministria.

Sulmet izraelite vranë 81 palestinezë dhe plagosën 116 në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, raporton Al Jazeera.