18:17 / E Diele, 10 Dhjetor 2023 / AR

Gaza: Afër 300 të vrarë brenda 24 orëve

297 persona janë vrarë, ndërsa më shumë se 550 të tjerë janë plagosur në Gaza, gjatë 24 orëve të fundit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës tha se rreth 18 mijë palestinezë janë vrarë dhe 49 mijë e 500 janë plagosur në sulmet izraelite që nga 7 tetori.

Bombardimet e Izraelit vazhdojnë së bashku me operacionet tokësore që kanë detyruar qindra mijëra njerëz nga zonat veriore dhe qendrore në jugun gjithnjë e më të mbipopulluar, raporton Al Jazeera.