16:35 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gazdis zbulon një problem shumë serioz te Milani

Milani është në një krizë serioze dhe është vënë në qendër të kritikave, sidomos pas humbjes turpëruese me Atalantën në fundjavë.

Por rosonerët nuk kanë vetëm probleme me rezultatet por edhe me financat.

Drejtori ekzekutiv i skuadrës, Ivan Gazdis ka zbuluar se Milani po vuan edhe nga mungesa e sponsorëve.

Sipas edicionit të sotëm të Repubblica ai u shpjegoi punonjësve se një klub i madh futbolli duhet të ketë tre sponsorë të mëdhenj në po aq sektorë, përkatësisht sigurim, makina dhe linja ajrore: “Për momentin kemi vetëm Emirates”.

Milani vite më parë nuk vazhdoi kontratat me Adidas, Audi dhe marka të tjera të mëdha. /IndeksOnline/