75 Mall Live Search
15:05 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gazeta britanike: Ish-drejtuesi i protestës së studentëve, Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë

Zgjedhjet e përkohshme parlamentare që u mbajtën dje në vendin tonë, kanë zënë vend të veçantë edhe në mediat botërore.

Gazeta britanike “The Times” i ka kushtuar një artikull të veçantë, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, subjekti politik i së cilit doli mbrëmë fitues.

Një ish- drejtues i protestës së studentëve ka fituar zgjedhjet në Kosovë pasi kryeministri në detyrë u thirr nga prokurorët në Hagë, duke hetuar akuzat për krime lufte”, kështu e nis artikullin gazeta britanike, transmeton Indeksonline.

Më tej citohet edhe një nga fjalitë që Kurti i tha mbrëmë para qytetarëve në sheshin “Skëndërbeu”, pas fitores.

Albin Kurti, udhëheqësi i Vetëvendosjes, partia që mori pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare të djeshme, e quajti fitoren një “festë kombëtare”. Turma të mëdha dolën në kryeqytetin e Prishtinës pasi rezultatet u konfirmuan.

Ajo që ndodhi sot ishte një ndërhyrje nga njerëzit në skenën tonë politike për të parandaluar që drama e shtetit tonë të ketë një fund tragjik“, tha z. Kurti, 44 vjeç”./Indeksonline/

(Fotografia: Armend Nimani)