75 Mall Live Search
10:59 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

Gazeta e famshme austriake: Njëri nga terroristët ka lindur në Kosovë!

Autoritetet austriake vazhdojnë hetimet dhe bastistjet lidhur me sulmin e mbrëmshëm terrorist në Vienë.

Njëra nga gazetat më prestixhioze austriake bën të ditur se njëri nga terroristët është i lindur në Kosovë.

“Të dyshuarit janë midis 16 dhe 25 vjeç dhe kanë lindur në Vjenë, Kosovë, Bangladesh, St. Pölten, Çeçeni dhe Mödling” thuhet në raportin e gazetës austriake.

Dyshohet se vrasësi që shihet në inçizime me AK47 kishte marrë armën në Sllovaki, shkruan Indeksonline.

Ai kishte marrë veturën e nënës së kosovarit i cili ishte nën përcjellje të autoriteteve të sigurisë për shkak të qasjes së tij radikale.

Policia në këto momente është duke bastisur vendbanimet e tyre dhe shpejt pritet të ketë informacione të reja./Indeksonline/