75 Mall Live Search
17:19 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gazeta e madhe angleze shkruan për Muriqin, ja cila skuadër e Premier Ligës ofron 20 milionë euro për të

Disa skuadra në Anglia kanë treguar interesim të madh për sulmuesin kosovar Vedat Muriqi, si Manchester United, Bournemouth.

Por ekipi që është ka disa muaj që e monitoron vazhdimisht atë është Tottennham Hotspur.

Gazeta prestigjoze nga Ishulli, “The Sun” shkruan sot se londinezët kanë gati ofertën prej 20 milionë eurove për Muriqin.

Me vendimin e trajnerit Jose Mourinho, ishte dërguar një agjent i klubit për ta përcjellur 25 vjeçarin edhe në ndeshjen e fundit kundër Genclerbirligit, ku Muriqi shënoi 2 gola.

/Indeksonline/