75 Mall Live Search
16:46 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Gazeta e madhe gjermane: Për shkak të vizave, gratë në Kosovë po humbasin dasmat e tyre!

Gazeta e madhe gjermane ‘ZDF’ është duke zgjuar një interesim të madh për çështjen e Kosovës.

Në një artikull të kushtuar Kosovës, ata kanë shkruar që çështja e mos liberalizimit të vizave është një shfaqje komedi dhe Kosova është një yll në të.

“Atje, violinistët humbasin një koncert ose nuset humbasin dasmën e tyre sepse lista e pritjes së vizave në ambasadat e BE-së është shumë e gjatë ose dokumentet e kërkuara nuk janë të plota.”, ishte shkruar në artikullin e ZDF. 

Tutje, aty shkruhej se si Serbia e kishte ‘mërzitur’ Kosovën në Interpol dhe si erdhi deri tek vendosja e taksës.

Gazeta gjermane shkruan se këto zhvillime mund të prishin marrëdhëniet në Ballkan.  Pastaj ata shkruan një historik të shkurtër për Kosovën, nga mesjeta deri në shpalljen e pavarësisë./Indeksonline/