75 Mall Live Search
15:14 / E Diele, 10 Shtator 2023 / Gj. Sh

Gazeta e madhe zvicerane shkruan për penalltinë e padhënë për Kosovën

Kosova mbrëmë barazoi me Zvicrën, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian “EURO 2024”.

Rezultati përfundimtar në stadiumin “Fadil Vokrri”, pas 90 minutave ishte 2-2, shkruan IndeksOnline.

Ditën e sotme, gazeta zvicerane Blick.ch, ka shkruar për një rast të diskutueshëm në ndeshjen Kosovë – Zvicër.

Ishte momenti kur Vedat Muriqi u rrezua në zonën e rrezikshme, pas një ndëryrje të Manuel Akanji

“A duhej Kosova të merrte penallti këtu në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian ndaj Natit? Ylli i ManCity, Manuel Akanji u përpoq të largonte legjionarin e Mallorca-s, Vedat Muriqi, në zonën e tij të penalltisë pak para pjesës së parë, kur rezultati ishte 1-0 për Zvicrën. Këmba e Akanjit është shumë lart. Muriqi qëndron aty për një moment, prek fytyrën, kërkon penallti.

“Këmba nuk ka vend atje lart,” thotë komentatori i SRF Sascha Ruefer. “Ai nuk e godet topin – dhe as lojtari. Nuk mendoj se mund të ishte dhënë penallti”, thotë eksperti Benjamin Huggel.”, thuhet në shkrimin e gazetës Blick.ch./IndeksOnline/