Gazeta e njohur gjermane shkruan se Kosova dhe Serbia bën përparim të madh në Bruksel, Dreshaj thotë se Kosova ka një kryeministër që nuk shantazhohet

Mediumi i njohur gjerman “Faz” e ka analizuar marrëveshjen e Brukselit të arritur dy ditë më par mes Kosovës e Serbisë. Në artikullin e “Faz” thuhet se dy shtetet kanë bërë përparim të madh pas dy vitesh negociata.
“Ky ishte përparimi i parë i vërtetë në procesin e dialogut Beograd-Prishtinë, i cili filloi dy vjet më parë dhe moderohet nga i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajčák. Të dyja palët kishin negociuar propozimin që nga shtatori, i cili u formësua kryesisht nga Gjermania dhe Franca dhe bazohet në politikën Federale. Të dy palët janë të përkushtuar për zgjidhjen e konflikteve të tyre në mënyrë paqësore dhe në përputhje me Kartën e OKB-së” thuhet ndër të tjera në artikullin e Faz.
Biznesmeni dhe politikani i afërt me Gjermaninë, Gani Dreshaj ka thënë se ndjehet krenar që Kosova po përfaqësohet nga nja kryeministër që nuk mund të shantazhohet.
“Mendoj se është bërë një arritje e madhe. Për hir të së vërtetës, Kosova është me fat që ka një kryeministër që nuk mund të shantazhohet. Lus faktorin politik në vend që të bashkohen dhe të jenë unik në qëndrimë e vendime në këto ditë tejet të rëndësishme për fatin e Kosovës” ka thënë Gani Dreshaj./Artikulli i FAZ/