18:16 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

Gazeta gjermane “Bild” jep lajm jo të vërtet, Gnabry nuk rezultoj negativ në testin e dytë

Gazeta gjermane “Bild” gjatë ditës së sotshme dha një lajm jo të vërtet në lidhje me gjendjen shëndetësore të sulmuesit gjerman, Serge Gnabry.

“Bild” raportoj se ai ka rezultuar negativ në testin e dytë për koronavirus, transmeton Indeksonline.

Por, pas pak orësh, ata u detyruan ta largonin lajmin pasi ishte jo i saktë. Mediumi tjetër gjerman “Sport1” i demantoj ata duke treguar se Gnabry ka rezultuar përsëri pozitiv.

Gnabry e humbi ndeshjen e fundit pasi rezultoj pozitiv në testin për koronavirus./Indeksonline/