75 Mall Live Search
18:59 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Gazeta italiane tregon se kur rikthehet Serie A

Italia është shteti më i prekur nga Koronavirusi në Evropë.

Pas përhapjes së kësaj sëmundje, ku të prekur ka edhe futbollist janë anuluar të gjitha aktivitetet sportive në vend, përfshi edhe Serie A.

Federata Italian e  ka thënë se liga mund të filloj me 3 prill, por duke i parë rrethanat ajo mund të shkoj edhe më gjatë.

Sipas “La Republica”, nëse gjërat nuk përkeqësohen, Serie A do të filloj me 2 maj dhe të përfundoj me 30 qershor.

Por kjo nuk e bën të qartë nëse ndeshjet në atë kohë do të luhen me apo pa tifoz. /IndeksOnline/