75 Mall Live Search
11:45 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gazeta më e madhe angleze shkruan për arrestimin e tifozëve çek nga Policia e Kosovës

Mediumi më i madh anglez ‘The Guardian’ i ka kushtuar një artikull arrestimit të tifozëve çek në Kosovë nga Policia.

Në artikull shkruhej se tifozët çek u kapën me dron dhe baner ku shkruhej ‘Kosova është Serbi’, shkruan Indeksonline.

Tutje, ata në artikull kanë shkruar edhe për postimin e tifozerisë së ‘Dardanëve’ për të mos rënë pre e provokimeve.

Po ashtu ata kujtuan rastin e 14 tetorit të vitit 2014-të, kur në ndeshjen Serbi-Shqipëri valoi flamuri i ‘Shqipërisë së Madhe’.

Ecuria e Kosovës në këto eleminatore ka zgjuar kureshtjen e mediave botërore. Po ashtu rekordi prej 15 ndeshjeve pa humbje po i mahnit të gjithë futbolldashësit.

Kosova ndeshjen e radhës do ta zhvilloj kundër kombëtares Angleze me 10 shtator, e martë./Indeksonline/