75 Mall Live Search
13:37 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / A. A

Gazeta më e madhe italiane, Kosovën e quan ‘Odise’

Në fillim të këtij muaji, u hodh shorti për kualifikimet e kampionatit botëror “Katari 2022”.

Kosova është caktuar në grup me Spanjën, Gjeorgjinë, Greqinë dhe Suedinë.

Tre kundërshtarët e parë nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ky ka qenë shkas që mediumet më të njohura në botë ta trajtojnë këtë si çështje të jashtëzakonshme.

Gazeta më e njohur italiane “Gazetta dello Sport” i ka kushtuar një shkrim të veçantë Kombëtares së Kosovës.

“Odiseja e Kosovës, ekipi kombëtar nuk njihet nga kundërshtarët”, e ka titulluar këtë artikull gazeta italiane.

Ndër të tjera, raportohet për problemet që do të ketë FIFA nga këto shtete, veçanërisht Spanja që pritet të kundërshtojë fuqishëm zhvillimin e ndeshjes në territorin spanjoll me simbole shtetërore të Kosovës.

/Indeksonline/