Gazeta serbe “Blic” thotë se Merkeli do ta takojë Vuçiqin në New York, javën e ardhshme
Gazeta serbe, “Blic”, shkruan se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kërkuar takim me presidentin serb Vuçiq në New York javën e ardhshme.
Sipas këtyre burimeve, Merkel ka kërkuar takim dypalësh me presidentin serb në kohën kur pritet të mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Tema kryesor e dialogut raportohet se do të jetë dialogi Kosovë-Serbi.
Vuçiq pritet që Merkeli të bëjë presion për heqjen e taksës nga Kosova ngase sipas tij është taksa ajo që ka bllokuar bisedimet midis Prishtinës e Beogradit./Indeksonline/