17:11 / E Enjte, 14 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Gazeta spanjolle: Moreno refuzon Kosovën

Roberto Moreno ka refuzuar ta marr drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta e njohur spanjolle “AS”, shkruan IndeksOnline.

Sipas gazetës, Moreno ka refuzuar ofertën e Kosovës dhe do të nis njëe avënturë në futbollin Rus, te skuadra e Sochit.

Sipas asaj që raporton “AS”, trajneri spanjoll do ta zgjedhë projektin e Sochit pavarësisht se ky ekip është në fund të ligës elitare ruse.

Pronarët e klubit janë të gatshëm ta zhvillojnë një projekt ambicioz me Morenon në krye.

Kujtojmë që ditë më parë, Moreno është takuar me Presidentin e FFK-së, Agim Ademi, ku I është ofruar puna si selektor i Kosovës./IndeksOnline/