Gazeta zvicerane artikull për thirrjen e Mimoza Kusarit që mërgata të vaksinohet

Gazeta e njohur zviceran Blick ka publikuar një artikull në lidhje me vizitën e shefës së grupit parlamentar të VV-së dhe njëherit kandidate për komunën e Gjakovës Mimoza Kusari ku theksohet thirrja e saj që mërgata shqiptare të vaksinohet.
“Gjatë një vizite në Zvicër, politikania kosovare Mimoza Kusari-Lila ka folur me shqiptarët e Kosovës që jetojnë këtu në Bernë dhe ka kërkuar që të vaksinojnë veten dhe fëmijët e tyre”, shkruan Blick.
Mimoza Kusari-Lila e cila është anëtare e Kuvendit të Kosovës dhe është kryetare e grupit parlamentar të partisë Vetëvendosje, ka qenë në Bernë javën e kaluar. Kusari-Lila ndodhet në një tur të fushates elektorale. Ajo kandidon për kryetare të komunës së Gjakovës në vendlindje, thekson gazeta.
