75 Mall Live Search
17:21 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gazeta zvicerane Blick: “Çmenduri! Kosova kalon edhe Republikën Çeke”

Kosova ka shënuar fitore historike ndaj Republikës Çeke me rezultat 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2020.

Gazeta zvicerane Blick ka dalë menjëherë me një titull bombastik në faqen e tyre: “Çmenduri! Kosova kalon edhe Republikën Çeke”.

Shkrimi i tyre ka vazhduar kështu: “Është si një përrallë: Kosova ka fituar ndeshjen kundër Republikës Çeke dhe është ende e pamposhtur në  kualifikimet e Kampionatit Evropian. Përveç kësaj, skuadra e Challandes përshëndet përkohësisht nga maja e tabelës!”./Indeksonline/