Gazeta zvicerane raporton për kosovarin që parandaloi sulmin e armatosur në diskotekë
Pas ndërrimit të moteve shumë persona ishin mbledhur për të festuar në një diskotekë në Avallon të Francës.
Por, papritmas dikush kishte arritur të dera e diskotekës i armatosur e që sipas pamjeve të nxjerra nga kamerat e sigurisë ka tentuar të kryente sulm.
Mirëpo shqiptari Bujar Muli që jeton në Francë e kishte parandaluar më të keqën duke intervenuar në lokalizimin e të dyshuarit që posedonte kallashnikov.
E për këtë gjest të Mulit, tani po raportojnë edhe mediat e huaja. Njëra ndër to është edhe gazeta zvicerane 20 minuten.
Indeksonline ishte media e parë që raportoi për këtë lajm ndërsa më pas i njëjti u përhap në shumë mediat brenda dhe jashtë vendit./Indeksonline/
