Gazeta zvicerane shkruan për Kosovën: Ndërtojani trajnerit një statujë
Kosova shënoi fitore të madhe kundër Bullgarisë me rezultat 2-3 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.
Për fitoren e “Dardanëve” kanë shkruar mediat ndërkombëtare, njëra prej tyre edhe “Blick” i Zvicrës.
Ata kanë vënë në fokus punën e trajnerit Bernard Challandes, shkruan Indeksonline.
“Ndërtojani atij një statujë – Kosova e feston Challandesin”, është titulli i Blick.ch.
Ata kanë cekur edhe faktin që Kosova ka 14 ndeshja pa humbje derisa trajneri zviceran nuk e ka në fjalor fjalën “humbje”. /IndeksOnline/
