Gazetares i bëjnë pritë rrugës për në punë, ekzekutohet bashkë me shoferin

Një gazetare është qëlluar për vdekje në Afganistanin Lindor, viktima e fundit e një sërë atentatesh që po ndodhin në të gjithë vendin.
Malala Maiwandi ishte rrugës duke shkuar në punë në Jalalabad të enjten, kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj automjetit të saj. Shoferi i saj, Mohammad Tahir, u vra gjithashtu.
Asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin, raporton BBC-i.
Maiwandi njihej gjithashtu si një aktiviste e shoqërisë civile. Ajo kishte folur më parë për sfidat e të qenët një gazetare femër në vend.