75 Mall Live Search
15:29 / E Martë, 07 Shtator 2021 / A. M.

Gazetarët e mediumit spanjoll, “MARCA”: Kemi përshtypje të mirë për Kosovën!

Gazetarët e njohur nga Spanja Miguel Angel Lara dhe Jose Maria do të ndjekin nga afër ndeshjen ndërmjet Kosvoës dhe Spanjës, që do të zhvillohet nesër në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Ndonëse Spanja nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, këta dy gazetarë kishin mendim ndryshe për vendin tonë.

Kjo është konfirmuar nga gazetar i njohur sportiv, Arlind Sadiku, i cili ishte i shoqëruar me kolegun e tij, Agon Fehmiun.

May be an image of 4 people, people sitting and outdoors

“Ishte kënaqësi për mua dhe Agonin të debatonim me gazetarët e MARCAs, Miguel Angel Lara dhe Jose Maria. Diskutuam rreth shumë paragjykimeve që kanë spanjollët për Kosovën, kryesisht shkaku i ndikimit politik, por përshtypja e tyre ishte tepër pozitive ndaj kosovarëve, në ditën e dytë të qëndrimit në Prishtinë”, ka shkruar Sadiku. /Indeksonline/

Marca – Logos Download