Gazetari bëhet viral me raportimin për Ukrainën në gjashtë gjuhë

Gazetari Philip Crowther është bërë viral për raportimin e tij në gjashtë gjuhë të ndryshme rreth situatës në Ukrainë.
Crowther që punon për Associated Press me qendër në Luksemburg, është bërë viral në Twitter pasi ka postuar një video që tregon aftësitë e tij gjuhësore.
Videoja përmban një përmbledhje të raporteve të tij për Ukrainën në gjuhën gjermane, franceze, spanjolle, portugeze, angleze dhe gjuhën luksemburgase.
Më poshtë keni raportimin e Crowther:
Six-language coverage from #Kyiv with @AP_GMS. In this order: English, Luxembourgish, Spanish, Portuguese, French, and German. pic.twitter.com/kyEg0aCCoT
— Philip Crowther (@PhilipinDC) February 21, 2022