16:28 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Gazetari danez i bënë pyetje interesante Rrahmanit, kjo është përgjigja e tij

Kosova është nikoqire e Danimarkës në ndeshjen miqësore para fillimit të kualifikimeve për Euro 2020 që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në një konferencë për media, mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani është pyetur se a është i nderuar që përfaqëson Kosovën.

“Është ndjenjë e veçantë që të përfaqësosh vendin tënd, jo vetëm Kosovën por për të gjithë futbollistët në botë është e veçantë që të përfaqësosh vendin e familjes”, ka thënë Rrahmani.

Amir Rrahmani është një futbollist i padiskutueshëm në qendër të mbrojtjes së Kosovës. /IndeksOnline/