75 Mall Live Search
12:59 / E Premte, 16 Korrik 2021 / A. M.

Gazetari Danish Siddiqui u vra gjersa po raportonte luftën mes afganëve me talebanët

Gazetari Danish Siddiqui i Reuters u vra sot derisa po raportonte për një përplasje mes forcave afgane të sigurisë dhe luftëtarëve talebanë pranë një vendkalimi kufitar me Pakistanin.

Forcat speciale afgane kishin qenë duke luftuar për të rimarrë zonën kryesore të tregut të Spin Boldak kur Siddiqui dhe një oficer i lartë afgan u vranë në atë që ata e përshkruan si zjarr kryq Taliban, shkruan Reuters, transmeton Klan.

Siddiqui kishte filluar të raportonte në fillim të kësaj jave me forcat speciale afgane me bazë në provincën jugore të Kandahar.

Presidenti i Reuters Michael Friedenberg dhe Kryeredaktorja Alessandra Galloni po kërkojnë urgjentisht informacione të tjera nga autoritetet e rajonit