75 Mall Live Search
21:42 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Gazetari dhe shkrimtari i njohur vdes nga Covid-19

Shkrimtari dhe gazetari kilian,  Luis Sepúlveda ka vdekur nga Covid-19 në Spanjë në moshën 70 vjeç.

Ai kaloi gjashtë javë në spital në Oviedo pasi zhvilloi simptoma pas një udhëtimi në një festival letrar në Portugali.

Sepúlveda u bë e njohur ndërkombëtarisht pas botimit të romanit të tij ‘The Old Man Ëho Read Love Stories’ në 1988.

Ai u burgos në Kili nën sundimin ushtarak të Gjeneralit Augusto Pinochet përpara se të shkonte në internim.

Ai ishte një nga shumë shkrimtarët, aktivistët dhe intelektualët e së majtës të shënjestruar nga gjenerali i krahut të djathtë që rrëzoi Presidentin socialist Salvador Allende në 1973.

Sepúlveda u burgos në 1973 për tradhti dhe kaloi dy vjet e gjysmë burg, një periudhë për të cilën ai më vonë shkroi në ‘Madness of Pinochet’ dhe artikuj të tjerë.

Ai u lirua si rezultat i presionit nga grupi i të drejtave Amnesty International dhe jetoi në fshehje në Kili për një vit para se të arrestohej përsëri dhe të dërgohej në internim./Indeksonline/