Gazetari e pyet për gjestin e Mourinhos, Ancelotti ka një përgjigje fantastike
Gjesti i trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho në ndeshjën e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit është komentuar mjaft shumë.
55-vjeçari, i cili kishte përvojë dyvjeçare te Inter, e vuri dorën në vesh duke iu referuar tifozëve italianë se donte ‘t’i dëgjonte më shumë’.
Disa ekspertë kanë kritikuar Josen për kremtimin e tij në Itali, si Graeme Souness dhe Paul Scholes.
Megjithatë, Jose duket se ka gjetur një admirues dhe ai është trajneri i famshëm Carlo Ancelotti.
Përpara udhëtimit të Napolit në Genoa të shtunën në mbrëmje, Carlo Ancelotti pati konferencë për media dhe u pyet rreth gjestit të Mourinhos.
Kur një gazetar i bëri pyetjen, Ancelotti bëri të njejtën gjë si Mourinho dhe tha: “Më vjen keq, nuk dëgjova se çfarë ke thënë …”
Ancelotti drops some wisdom on that Mourinho gesture pic.twitter.com/cb01bHYOSy
— Italian Football TV (@IFTVofficial) November 9, 2018
Ancelotti, i cili e ka drejtuar Napoli në vendin e tretë në këtë sezon, vazhdoi të fliste për kulturën e tifozëve në futbollin italian.
Për FootballItalia.net, Ancelotti vazhdoi të thotë:
“Të gjithë ne që zbresim në fushë kemi një përgjegjësi dhe ne duhet ta kuptojmë atë.
“Ishte një reagim i kuptueshëm, nuk ishte vulgar, ishte sarkastik. Kjo mund të ndodhë pas 90 minutash të fyerjeve.
“Nuk po i referohem vetëm Juventusit, në Itali ka një kulturë të përgjithshme të ofendimeve, por ndodh edhe në Napoli dhe Milan”. /IndeksOnline/