23:24 / E Hënë, 29 Maj 2023 / AR

Gazetari Enis Rrustemi sulmohet nga bandat serbe

Kryeredaktorja e Periskopit, Dafina Demaku njofton se gazetari i tyre Enis Rrustemi është sulmuar nga bandat serbe, në veri të vendit.

“Pas me shume se 5 ore qe Policia e Kosoves i ka mbrojte ekipin tone Enis Rrustemi dhe Altin Zejnaj, ata tani jane ne Prishtine. Enisi ka qene i sulmuar nga bandat serbe, aq sa ne nje moment kur kam kontaktu me te ne telefon, ka qene momenti nder ma i randi ne punen tem si gazetare e kolege e tij.Falenderoj Policine e Kosoves qe gjate gjithe kohes na jane pergjigje ne telefonata te shpeshta qe i kemi be per me u informu per gjendjen e Enisit dhe Altinit.Gazetaret sot kane qene heronj te vertete”, shkruan ajo.