75 Mall Live Search
10:30 / E Mërkurë, 10 Maj 2023 / MSH

Gazetari francez vritet në Ukrainë

Një gazetar francez është vrarë në frontin e luftimeve në Ukrainë.

Arman Soldin, 32 vjeçari që punonte për agjencinë e lajmeve AFP, vdiq të martën pasi u godit nga raketa në perëndim të Bakhmutit, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Një ekip gazetarësh raportohet të jetë sulmuar në atë zonë, teksa po lëvizte bashkë me një grup ushtarësh ukrainas.

Vdekjes së Soldinit i bëri homazhe presidenti francez, Emmanuel Macron, duke shprehur ngushëllime për familjarët dhe të afërmit e tij.

Soldin ishte një ndër gazetarët e parë që shkoi bashkë me AFP-në në Ukrainë, qysh nga fillimi i luftës.

Në Ukrainë, Soldin po banonte që nga shtatori.

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ofroi “ngushëllimet e saj të përzemërta” për familjen dhe kolegët e Soldin duke thënë: “Ai ia kushtoi jetën informimit të botës për të vërtetën. Trashëgimia e tij, si dhe kauza e tij, do të jetojë”.