Gazetari gjerman, Plettenberg: Fisnik Asllani largohet sigurt nga Hoffenheimi gjatë afatit veror…!
Gazetari gjerman Florian Plettenberg e bën fakt të kryer largimin e Fisnik Asllanit nga Hoffenheim në afatin e verës 2026.
“Fisnik Asllani shënon golin e tij të pestë të sezonit në Bundesligë në fitoren 3-1 të Hoffenheim në shtëpi kundër Heidenheim”.
“Sulmuesi premtues 23-vjeçar do të largohet nga Hoffenheim në verë për shkak se ka një klauzolë largimi”.
🚨🔵 Fisnik #Asllani scores his fifth goal of the Bundesliga season in a 3:1 home win against Heidenheim.
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) October 25, 2025
The 23 y/o promising striker is set to leave Hoffenheim in the summer due to a release clause. @FCBarcelona are among the interested teams, with clubs from England and… pic.twitter.com/avwFQK7IC9
“Barcelona është ndër ekipet më të interesuara, por edhe klube nga Anglia dhe top klubet gjermane gjithashtu po e ndjekin nga afër”, ka raportuar Plettenberg i Sky Sports.
Kujtojmë që sulmuesi kosovar sot shënoi gol në fitoren e Hoffenheimit ndaj Heidenheimit me rezultatin 3:1.
Për Asllanin ka disa skuadra të interesuara, përfshi këtu edhe Barcelonën, sipas gazetarit të Sky Sport./Indeksonline/

