Gazetari “godet” ashpër Neymarin: Shko në klube nate, mos u anko!
Eliminimi i Brazilit nga Kupa e Botës, pas humbjes 2:1 ndaj Norvegjisë, ka sjellë reagime të forta në opinionin sportiv, ndërsa një nga komentet më të ashpra ka ardhur nga gazetari francez Daniel Riolo.
Duke komentuar paraqitjen dhe rolin e Neymarit, Riolo nuk i kurseu kritikat ndaj yllit brazilian, duke e akuzuar se prej vitesh shoqëron dështimet me ankesa dhe drama, shkruan Indeksonline
“Prej 10 vjetësh ai tallet me të tjerët, e në fund gjithmonë përfundon duke u ankuar. Shko në klubet e natës siç bëre gjatë përgatitjeve në New York, ndërsa shokët e skuadrës stërviteshin. Shko në Las Vegas dhe na lër rehat. Tallu sa të duash, por mos u anko vazhdimisht. Mjaft me dramat, është bërë i padurueshëm”, deklaroi Riolo.
Gazetari francez shtoi se, sipas tij, nëse Neymar vazhdon të jetë pjesë e kombëtares, kjo lidhet me faktin se trajneri Carlo Ancelotti ndihet i detyruar ta grumbullojë./Indeksonline/

