13:26 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Gazetari i afërt me Vetëvendosjen bën thirrje për vrasje të gazetarëve në stilin e “Charlie Hebdo”

Gazetari shqiptar nga Tetova, Emir Hamzai ka bërë thirrje publike për vrasje të stilit “Charlie Hebdo” për portalet kosovare, Indeksonline dhe Periskopi.

Hamzai, gazetar i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje i ka “djegur” shumë artikulli se 80% e plaçkitësve me armë, janë të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

Idjotësia e tij shkon tej mase, sa që ai kërkon vrasje të stilit “Charlie Hebdo” që ndodhi pak vite më parë në Francë ku kriminelët vranë gazetarë të një gazete satirike franceze.

Hamzai, gazetari i afërt me grupe radikale fetare pretendon se vetëm në stilin e ngjashëm me “Charlie Hebdo” meritojnë të zhduken gazetarët.

Madje, gazetari i dyshimt të të kaluarën dhe të tashmen e tij, thote se vetëm kështu liria e shprehjes do të kishte kuptim dhe do të ishte e barabartë.

Fotografitë dhe statuset përkrahëse të tij për Lëvizjen Vetëvendosje janë publike edhe sot në profilin e tij në rrjetet sociale./Indeksonline/