Gazetari i njohur francez “godet” Kylian Mbappen: Ai nuk bën asgjë, mjaft me këto statistika

Paris Saint-Germain është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi mbrëmë u mposht minimalisht 0:1 nga Borussia Dortmundi.
Kylian Mbappe luajti ndoshta ndeshjen e tij të fundit me fanellën e PSG-së në UEFA Champions League, pasi në verë i skadon kontratë, shkruan Indeksonline
Gazetari i njohur francez, Didier Roustan ka bërë një “goditje” ndaj sulmuesit parisien, duke e cilësuar si një lojtar mesatar dhe vetëm statistikor.
“Ai shënon gola vetëm ndaj Gjibraltarit, ndaluni më me këto statistika. Ju më thuani se ai është lojtari më i mirë në botë, por ju nuk e shihni atë. Ai s’po bën asgjë. Messi dhe Neymar në kohën e tij, ata ishin gjithkund gjatë ndeshjeve”, u shpreh Didier Roustani.
Kujtojmë që Mbappe gjatë afatit të verës pritet të largohet nga PSG-ja dhe destinacioni i tij mund të jetë Reali i Madridit./Indeksonline/