75 Mall Live Search
10:54 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gazetari i njohur kosovar e bën bashkë flamurin shqiptar me atë serb, në mes të Beogradit

Edhe pse marrëdhëniet mes popullit shqiptar dhe atij serb kanë qenë ndër vite të acaruara, situata nuk ka ndryshuar shumë edhe gjatë viteve të fundit.

Nga ana tjetër dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës zyrtare duket se është shumë larg.

Por në rrjet ka bërë bujë një imazh tepër i rrallë, ku flamuri shqiptar qëndron pranë atij serb në një ambient publik.

Ka qenë gazetari Idro Seferi, i cili ka shpërndarë këtë imazh në rrjetet sociale ku shihen dy peshqirë një me ngjyrat e flamurit shqiptar dhe tjetri me ato serbe, të cilët qëndrojnë në dy shezlonge në një pishinë në Beograd.

Krahas fotos kanë qenë të shumta komentet, ku nuk mungonin ato serbe. Si për çudi në disa prej tyre thuhej se është një foto e bukur dhe se dy vendet i ndan më shumë politika.Vetë Idro Seferi shkruan:

“Pishinë në Beograd….është nxehtë për të gjithë”