19:01 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gazetari i njohur na tregon një ”bisedë stërshitësish” të biletave

Skandali i ”tregut të zi” me biletat e ndeshjes, Kosovë – Maltë, po ndodhë edhe kësaj radhe.

Sikur në ndeshjet e kaluara, edhe para kësaj ndeshjes, ”dështoi” shitja e mirëfilltë e biletave, duke bërë që të krijohet skandal me shitjen e tyre.

Biletat e 2, 3 dhe 5 eurove po shiten me çmime shumëfish më të larta dhe krejt kjo si pasojë e menaxhimit të mirë të tyre.

Tani, gazetari i mirënjohur i sportit, Bekim Aliu ka zbuluar një ”bisedë stërshitësish” për biletat e ndeshjes së sontme, transmeton IndeksOnline.

Në rrjetin social, Facebook, Aliu thotë se teksa ishte i ulur në njëren prej ulëseve të sheshit, ”Nëna Terezë” për ta pritur akreditimin për ndeshjen, ai kishte dëgjuar një bisedë mes shitësve ilegalë.

Ja çfarë shkruan Aliu në Facebook:

”Bisedë stërshitësish

Teksa isha ulur në njërën prej ulëseve në Sheshin ‘Nëna Tereze’ për të pritur marrjen e akreditimit për ndeshjen Kosova-Malta, tre të rinj ishin ulur në ulësen pranë meje. Pas pak kohësh ia behu një person rreth të pesëdhjtave, i cili pyet të rinjtë: Çka ka të re?
X: Unë i shita.
Y: Mua më ka mbetur edhe një.
50-vjeçari: Po lypin shumë.
Z: Unë i shita 4 copa, krejt ka 20 e 25 euro.
50-vjeçari: I shita 3 copa të 5 eurove rrafsh 100 euro.
X: Paske bo pare.
Y: Mos gaboni me dalë te tuneli se krejt policia civile ishin sot në punë.
Z. Unë as ndeshjen për veti nuk po e kqyri Në stadium. Ma mirë 25 euro në xhep e ndeshjen e kqyri në kokërr t’shpinës në televizor”./IndeksOnline/