75 Mall Live Search
10:34 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Gazetari i njohur sportiv emërohet zv.ministër, në MKRS

Gazetari shumëvjeçar i sportit, Arber Grabovci, ka nisur një etapë të re në karrierën e tij. Nga sot, ai do ta ushtrojë detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Një dekadë e gjysmë - Lajme shqip - Mobile - KosovaPress

Përmes një komunikate, MKRS-ja lajmëroi se ministrja Dumoshi ka pritur sot në takim dy zëvendësministrat, Arber Grabovcin dhe Halil Matoshin, të cilët kanë pranuar detyrat, transmeton Indeksonline.

Ministrja Dumoshi me zëvendësministrat Grabovci e Matoshi diskutoi për detyrat e përbashkëta, për planet dhe programin që pritet të realizojë MKRS-ja gjatë këtij viti si edhe për synimet që janë gjatë mandatit qeverisës, në plotësimin e objektivave për këtë fazë.

Dumoshi i informoi dy zëvendësministrat për prioritetet dhe sfidat që ka MKRS-ja në fushat e kulturës, rinisë, sportit, trashëgimisë dhe atë të drejtës dhe mbrojtjes së krijimtarisë e të autorëve. Ajo tha se pret një bashkëpunim dhe bashkërendim të punëve në kuadër të udhëheqjes së MKRS-së.

Zëvendësministrat Grabovci e Matoshi e falënderuan ministren Dumoshi për pritjen. Ata shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe theksuan se do të angazhohen në përmbushjen e objektivave që ka ministria./Indeksonline/