75 Mall Live Search
08:22 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / G T

Gazetari i thotë se “të ka kaluar koha”, kjo është përgjigja e Jamie Vardyt

Futbollisti i njohur anglez, Jamie Vardy është transferuar gjatë afatit kalimtar të verës në Cremonese në Serie A.

Gjatë një konference, një gazetar italian u mundua ta zë “ngusht” ish-lojtarin e Leicester Cityt, shkruan Indeksonline

Ai i tha se ky transferim në Itali tregon se të ka kaluar koha, në njëfar mënyre!

Jamie Vardy, u përgjigj: Edhe ti je një prej atyre që dyshon në mua? Atëherë je një nga ata që do të tregojë se je shumë gabim…”.

Vardy mund të bëjë debutimin e tij qysh në këtë vikend, pasi tashmë ka filluar stërvitjet dhe është i gatshëm për lojë./Indeksonline/