Gazetari italian e lë pa fjalë Modriqin në konferencën për media

Pas përfundimit tronditës të ndeshjes së xhiros së 3-të të Grupit B të Kampionatit Evropian në Gjermani, ku Italia barazoi me shumë vështirësi në sekondat e fundit ndaj Kroacisë, në konferencë doli Luka Modriq.
Një gazetar italian e la pa fjalë mesfushorin kroat.
“Mirëmbrëma Luka, nga një gazetar italian, dua të të falënderoj për gjithçka që na tregove, jo vetëm sonte, por gjatë gjithë karrierës. Ti tregove edhe një herë se çfarë lojtari je dhe shënove pas një penalltie të humbur. Unë thjesht dua t’ju them këtë.. Do të doja t’ju kërkoja të mos tërhiqeni kurrë nga loja, sepse ju jeni një nga më të mirët që kam pasur mundësinë të komentoj” i ka thënë gazetarit Modriqit./Indeksonline/