75 Mall Live Search
15:31 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / A. A

Gazetari italian, tregon se çfarë i tha Rrahmani – Gattusos, para se ta ‘kapte’ për fytyre

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, nuk e përmbajti veten gjatë festës pasi ekipi i tij realizoi gol kundër Atalantës.

Ish-kapiteni i Milanit u hodh në përqafim me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani dhe në mënyrë kontraverse e kapi për fytyre.

Por, e gjithë kjo skenë është reflektim i raporteve të ngushta që ka trajneri italian me Rrahmanin.

Një gazetar italian ka shkruar në Twitter, se Rrahmani vrapoi drejt Gatussos, duke i thënë “ia dolëm, shënuam”, transmeton Indeksonline.

/Indeksonline/