75 Mall Live Search
16:11 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gazetari “kërcënon” Haki Rugovën me shantazh, ai ia kthen se e ka “nër buxhuk”

Kryetari i Istogut, Haki Rugova ka vënë sot gurëthemelin e çerdhes së re të fëmijëve, si dhe atë të shkollës “Tre Dëshmorët” në Uçë. Për këto përurime, Rugova kishte mysafir edhe ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqi.

Pas vënies së gurëthemeleve, Rugova ka marrë një “kërcënim për shantazh” nga gazetari i njohur istogas, Zeqir Mehmetaj.

Paksa në humor, Mehmetaj thotë se kryetarin don me e shantazhu pak. Por, përgjigja e tij ka qenë e menjëhershme, shkruan Indeksonline.

“Unë ty t’kom nër buxhuk. Ani tash që janë ba dy televizione (në Istog), s’e kam problem hiq” i është përgjigjur nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova.

Mehmetaj e Rugova njihen për raporte të afërta ndër vite në Istog, njëri duke qenë në pozita të larta udhëheqëse në Istog, e tjetri si pronar i Radio e Tv Fontanës në këtë qytet./Indeksonline/