21:30 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gazetari kosovar beson se u gabuam me taksën ndaj Serbisë, ‘sulmon’ Haradinajn

Gazetari nga Kosova, i cili më parë ishte raportues i RTK-së nga Beogradi, Valon Syla vazhdon të mendojë se taksa doganore prej 100% e rritur nga Qeveria e Kosovës është gabim.

Sipas tij, kjo është bërë nga kryeministri, Ramush Haradinaj, vetëm e vetëm që ta shpëtojë vetveten nga rrëzimi i ekzekutivit.

“Çmimet kanë me na u rrit. Haradinaj provon të duket hero, kuptoi se qeveria do rrëzohet”, është shprehur ai në një emision televiziv në T7.

Syla, duke mos dhënë asnjë fakt, theksoi se kjo Qeveri do të rrëzohet së shpejti.

“Se ka larg kjo qeveri. S’i kanë numrat për asgjë”, është shprehur ai. /Indeksonline/