Gazetari kosovar mposht kancerin, thotë se është shëndosh si molla
Gazetari Halil Halili, pas disa muajsh trajtimi shëndetësor, më në fund ka arritur të mund sëmundjen e kancerit.
Ai ka njoftuar se fal terapive që i mori jashtë vendit, sëmundja në trupin e tij tani më nuk ekziston, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Halilit:
Sot e mora rezultatin mas perfundimit te terapive dhe rezultoj qe smundja ma nuk ekziston.
Per kete dite t’sotme meritat ma t’mdhaja i keni gjithe ju qe n’ditet ma t’veshtira ishit afer meje dhe familjes time. Na u gjetet ne te gjitha mnyrat, si ne aspektin financiar edhe me mbeshtetje morale.
Ka gjasa qe mjeket vendosin ta vazhdoj tretmanin per shkaqe sigurie, n’mnyre qe te ulen minimalisht gjasat e rikthimit te semundjes, por e rendesishme osht qe une sot jam i shnosh si MOLLA. Ju Dua. /Indeksonline/