Gazetari kosovar në garë për çmimin e madh të Suedisë
Gazetari Kosovar, Diamant Salihu është nominuar për Çmimin e Madh të Gazetarisë (Stora Journalistpriset) në Suedi.
Ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkendije Geci-Sherifi, përmes një postimi në facebook ëshë shprehur krenara për arritjen e Diamantit, shkruan Indeksonline.
Geci-Sherifi, ka thënë se arritja e tij është një dëshmi e përkushtimit të tij për raportimin.
Postimi i plotë:
Krenare që gazetari i shquar hulumtues suedez me origjinë nga Kosova, Diamant Salihu, është sërish i nominuar për Çmimin e Madh të Gazetarisë (Stora Journalistpriset).
Kjo është një tjetër dëshmi e përkushtimit të tij për raportimin e së vërtetës dhe adresimin e temave të rëndësishme për shoqërinë.
Suksese të mëtejshme, Diamant! Shembulli yt është inspirues për të gjithë!/Indeksonline/